Efektet psikologjike të mediave sociale

A Facebook logo is seen on a smartphone in this photo illustration on November 15, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Mediat sociale mund të jenë si një resurs i pasur ose një bezdi, në varësi të llojit të përdoruesit që jeni. Kuptimi i efekteve të komunikimit përmes mediave sociale është çelësi për të pasur një marrëdhënie të shëndoshë me të.

Marketing

Avantazhet pozitive dhe negative janë përmbledhur në këtë pjesë informuese. Si efekt pozitiv është parë, zhvillimi i një ndjesie identiteti përmes diskutimeve, fotografive dhe postimeve multimediale, transmeton gazetashneta Lejimi i një qasje të mbyllur, ku tentohet të largohemi nga komunikimi ballë-për-ballë.

Përcjellja efikase e mesazheve dhe mundësia për të kryer punë më shpejt dhe për të ardhur tek informaconi pa shkuar ta rregullosh punën personalisht më miq, familjarë etj.

Mediat sociale mund të kenë efekte negative, duke përfshirë:
Varësinë – studimet tregojnë se 1.13 miliardë njerëz hynë në Facebook çdo ditë, dhe 40 për qind hyjnë shumë herë në ditë.
Studim tjetër sygjeron se përdorimi i mediave sociale tek fëmijët pengon aftësinë për të lexuar, pastaj pengon dhe në nivel të komunikimit verbal ose për tu përshtatur sjelljet në përputhje me rrethanat.

Stres– dy të tretat e përdoruesve të mediave sociale pranojnë se nuk janë në gjendje të relaksohen kur përdorin llogaritë e tyre të mediave sociale.

Vetpëlqimi i sjelljeve të caktuara– sidomos për adoleshentët – një studim na tregon se 70 për qind e adoleshentëve (moshat 12-17 vjeç) që përdorin mediat sociale janë pesë herë më shumë të predisponueshëm të përdorin duhanin, tre herë më shumë të përdorin alkoolin dhe dy herë më shumë gjasa për përdorimin e marihuanës.

Mediat sociale duket se rrisin sasinë e presionit të bashkëmoshatarëve që adoleshentët ndjehen duke parë atë që po bëjnë shokët e tyre.

“Frika e humbjes” – ndodh kur ju ndjeni presion për të bërë atë që bëjnë të tjerët, duke marrë pjesë në çdo ngjarje dhe duke ndarë çdo përvojë jetësore.
Kjo aludon në ndarjen e shumë gjërave personale si sukseset në fusha e ndryshme që ndikojnë pastaj tek një pjesë tjetër e individëve që të ndihen sikur nuk janë aq të suksesshëm apo të zgjuar sa shokët e tyre.

Çështjet e vetëvlerësimit – Imazhi i trupit, gjendja shpirtërore dhe lumturia mund të ndikohen nga të tjerët duke krahasuar veten me të tjerët.

Mediat sociale gjithashtu mund të shkaktojnë izolim pasi që përdoruesit mund të shmangin lehtë kontaktin ballë për ballë
Se si duhet vlerësuar mediat sociale?

Ju kurrë nuk duhet të ndani informacionin tuaj personal, si : datën e lindjes, adresën tuaj të shtëpisë ose numrin e telefonit. Vjedhja e identitetit në internet është e zakonshme, kështu që informacionet më pak personale që tregohen, janë të mbrojtura më mirë.

Mendoni para se të postoni. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni bisedat e pakëndshme më vonë. Mos harroni thënien e vjetër, nëse nuk mund të thuash diçka të këndshme, mos thuaj asgjë fare.

Bashkohu me komunitetet online që ofrojnë mbështetje dhe inkurajim. Për shembull, shumë përdorues kanë gjetur sukses përmes një komuniteti të menaxhimit të peshës online kur fillon një program humbje peshe.

Përveç kësaj, shumë mjekë, dietarë, psikologë dhe terapistë janë online dhe mund të ofrojnë mbështetje, mjete dhe burime.

Marketing