Egjipti ka arrestuar 54 persona, pasi të njëjtit dyshohet se po planifikonin të kryenin akte terroriste në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2011.

Ministria e Brendshme egjiptiane tha në një deklaratë se grupi ishte drejtuar nga një udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane me qendër në Turqi.

“Informacioni është bërë i disponueshëm … që udhëheqësit e arratisur të (Vëllazërisë Myslimane) po zbatonin një komplot për të krijuar një gjendje kaosi në vend gjatë muajve janar dhe shkurt, që përkojnë me përvjetorin e revolucionit të 25 janarit”, thotë deklarata e Ministrisë së Brendshme.

Bastisja erdhi gjithashtu pasi presidenti francez Emmanuel Macron përfundoi një vizitë tre-ditore në Egjipt, gjatë së cilës ai theksoi shqetësimet rreth të drejtave të njeriut në vend, në bisedimet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.