Egjipt, zbulohen 40 mumje në Minya

Në Egjipt janë zbuluar mbi 40 mumje që besohet se janë mbi 2300-vjeçare.

Marketing

Mumjet janë zbuluar në një seri dhomash varrimi në provincën Minya, në jug të Kajros.

Zyrtarët thonë se varreza ku janë gjetur ato mund të datojë që nga Epoka Ptolemaike, që është më e vjetër sesa epoka romake dhe bizantine.

Arkeologët thanë se 12 fëmijë dhe 6 kafshë janë në mesin e mumjeve të zbuluara. Të tjerët janë burra dhe gra të moshave madhore. Në këtë varrezë po ashtu janë gjetur edhe artefakte të tjera si enë për qeramike dhe papiruse.

Varrezat në Minya ishin zbuluar gjatë gërmimeve që nisën në shkurt të vitit 2018. Ministria për Antikitetet tha se kjo zonë përmbante varreza që me gjasë i përkasin një familjeje të vogël borgjeze. Egjipti muajt e fundit ka njoftuar për një seri gjetjesh antike dhe zyrtarët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në ringjalljen e turizmit.

Marketing