Larg politikës dhe larg çdo debati fetar me delegacione nga vende të tjera gjatë pelegrinazhit të haxhit. Ky është mesazhi që ministri për çeshtje fetare të Egjiptit, Mohamed Gomaa, u dërgoi sot imamëve të shtetit të tij të cilët janë të ngarkuar me misionin zyrtar për t`iu shërbyer pelegrinëve egjiptian në kryrjen e Haxhit, shkruan AA.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Ky ritual i cili fillon të dielën më 19 gusht 2018 mbahet çdo vit në qytetin e Mekës.

Çdo vit, miliona muslimanë marrin pjesë në këtë pelegrinazh të shenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarë.