Ekipet e NP ‘Higjiena Komunale’ larguan deponitë e egra në disa komuna të Shkupit

Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP Higjiena Komunale Shkup, larguan disa deponi të egra të lokalizuara në kumunat Çair, Butel, Gjorqe Petrov dhe Aerodrom.

Marketing

“Edhe pse pastrimi i deponive të egra nuk është obligim parësor i NP Higjiena Komunale – Shkup, ekipet tona edhe sot larguan sasi tejet të madhe të mbetjes, të hedhur në sipërfaqe publike në më tepër komuna të qytetit.

U bëjmë thirrje shërbimeve të inspektoratit kompetent të fillojnë të veprojnë në terren dhe përkatësisht t’i sanksionojnë këto shkelje të Ligjit për Pastërti Publike, me qëllim të mbrotjers së mjedisit jetësor dhe shënedit publik nga pasojat e mundura e dëmshme nga kjo sjellje e pandërgjegjshme.

Për të mirëmbajtur mikasimalisht nivelin e higjienës në sipërfaqet publike të qytetit të Shkupit, patjetër duhet bashkërisht të veprojnë të gjitha institucionet në terren, dhe jo vetëm ekipet e NP Higjiena Komunale –Shkup.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale- Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing