Ekipi i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Komunën e Kumanovës

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot ka realizuar takim pune me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski. Me këtë rast, drejtori Sela u njoh nga afër me procesin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë komunë, ndërsa e njoftoi kryetarin e saj edhe me punët dhe sfidat me të cilat po përballet AZGJ-ja.

Marketing

Pas njoftimit për çështjet rreth funksionimit të Agjencisë, fjalën e mori edhe kryetari Dimitriveski, i cili shprehu gatishmëri për zbatimin e Ligjit të Gjuhës në institucionin të cilin e udhëheq, por se ka mungesë mjetesh për të zbatuar obligimet që dalin nga Ligji për Zbatimin e Gjuhës. Sela dhe Dimitrievski u dakorduan që të dyja institucionet të formojnë grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe, zgjidhjen e tyre dhe deri ku ka arritur zbatimi i saj. Palët u zotuan se do të ketë edhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Marketing