Ekipi i gastronomit tetovar, në shërbim të popullatës gjermane

Djaloshi tetovar me vendbanim në Gjermani, Armin Sadiki, pronar i disa lokaleve hotelierike në rrethinën e ëerderit në Potsdam, ka organizuar një aksion humanitar në rrethinë, në kohën e krizës së infektimit të mundshëm nga koronavirusi. Duke parë rrezikun e infektimit nga ky virus, ai vendosi që të gjithë qytetarët e kësaj rrethine, në një distancë prej dhjetë kilometrash t`i shërbejë me artikuj ushqimorë, duke ua dërguar ato falas nëpër shtëpitë e tyre, duke filluar me një porosi prej së paku njëzet euro, informon Shtegu.com.

Marketing

Përpos kësaj, ekipi i tij është i gatshëm t`i shërbejë falas edhe të rrezikuarit nga virusi si dhe të moshuarit, në blerjen e artikujve ushqimorë, duke ua dërguar nëpër shtëpi. Një shembull tipik i humanizmit shqiptar e i mikpritjes tetovare

 

Marketing