Ekipi mjekësor hyri në Gjykatën Penale ku po vendoset për paraburgimin e Janevës

Një ambulancë arriti sot para Gjykatës Penale, ku ndodhet Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, e cila duhet që të dalë para gjykatësit në procedurë paraprake në të cilën do të vendoset për kërkesën e PP-së për përcaktimin e masës së paraburgimit.

Marketing

Ekip mjekësor i ndihmës së shpejtë hyri në ndërtesën e gjykatës, pak pasi aty arriti edhe avokati i Janevës, Stefan Pavlevski. Ata hynë në ndërtesë dhe pas një kohe të shkurtër dolën dhe u larguan.

Nuk iu përgjigjën pyetjes së gazetarëve nëse eventualisht kanë intervenuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të prokurores.

Sot në mëngjes pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë edhe nëna e Katica Janevës, varrimi është caktuar për nesër, ndërsa avokati i saj gjatë hyrjes në Gjykatë, tha se gjithsesi do të punohet që të mundësohet të shkojë në varrim dhe se një gjë të tillë nuk duhet të kërkojnë as avokatët, se kjo vetëkuptohet.

Paraprakisht prokurorja Vilma Ruskoska tha se rasti i vdekjes nuk do të ndikojë në kërkesën e paraburgimit.