Me qëllim që ta ndryshojmë plotësisht imazhin e bregut të liqenit të Osllomeit, një numër më i madh i peshkatarëve dhe dashamirës të natyrës së pastër nga Kërçova dhe fshatrat fqinjë, sot zhvilluan eko-aksion në mjedisin e këtij akumulimi, sepse në shumë vende në bregun e liqenit u krijuan deponi të vërteta prej gjitha llojeve të mbeturinave të cilat janë krijuar nga qytetarët e papërgjegjshëm.

“Presim që përmes këtij aksioni ta zgjojmë vetëdijen e qytetarëve dhe banorëve lokalë, të mos hedhin mbeturinat afër liqenit dhe të kujdesen më shumë për ta ruajtur këtë perlë të natyrës me vlerë të çmueshme për të gjithë ne”, tha Besmir Elezi peshkatar nga Kërçova.