Eko-patrulla dhe departamenti për edukim me eko-ligjeratë për nxënësit(Foto)

Eko-patrulla dhe Departamenti për edukim i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot mbajtën eko-ligjëratë të përbashkët para nxënësve të shkollës së mesme ,,Koço Racin”.

Marketing

Përveç edukimit për trajtimin e drejtë dhe të ndërgjegjshëm me mbetjet, selektimit dhe riciklimit primar të saj, ato patën mundësinë të njihen edhe me rolin dhe aktivitetet e Eko-patrullës të NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup.

Përmes slajdeve dhe video materialeve, nxënësit u informuan për problemet me të cilat përballet Eko-patrulla në terren dhe edukimin rreth masave dhe veprimeve parandaluese të cilat ajo i ndërmerr për të parandaluar krijimin e deponive të egra, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor.

​​

Marketing