Ekonomia botërore mund të shërohet nga Kovid-19 më shpejt nga sa pritet

Nga David Brown –

Marketing

Ishte Franklin D. Roosevelt ai që tha se ‘e vetmja gjë që duhet të kemi frikë është … frika që pengon përpjekjet e nevojshme të kthejnë zmbrapsjen në zhvillim.

Koronavirusi me siguri e ka kapluar botën me frikë, duke paralizuar ekonomitë dhe duke e çuar në një rënie, të paparë vitet e fundit.

Me mbi 240,000 jetë të humbura nga pandemia deri më tani, nuk është çudi që bota të jetë në “mbyllje”, jo vetëm fizikisht por edhe mëndërisht dhe shpirtërisht. Besimi ekonomik është kaq i ulët, saqë ne mund të pyesim vetëm çfarë lloj dëmi po bëhet për prodhimin, vendet e punës dhe prosperitetin global.

Sidoqoftë mos harroni, ky nuk është model për të ardhmen, pasi gjërat do të përmirësohen dhe bota do t’a kapërcejë krizën. Gjithçka që duhet të dimë është se si dhe kur mund t’a kthejmë zmbrapsjen në rimëkëmbje.

Vendosni një gur mbi një farë dhe, duke pasur parasysh kushtet e duhura, çdo bimë përfundimisht do të gjejë një mënyrë për tu rritur rreth gurit dhe për të lulëzuar. Është fryma e jetës dhe ne e kemi parë atë gjatë gjithë historisë së botës.

Edhe përmes luftërave të kaluara, pandemive dhe krizave financiare, zgjuarsia njerëzore ka mbizotëruar dhe ekonomia botërore përfundimisht ka dalë më e fortë dhe më e aftë. Shpesh duhet një ndihmë nga qeveritë dhe udhëheqësit botërorë, por të gjithë ne kemi fuqinë brenda nesh për të shpejtuar rimëkëmbjen.

Ndjenja globale e konsumatorit mund të jetë në gjendje të keqe në sajë të ndikimit të bllokimeve, mashtrimeve, humbjeve të vendeve të punës dhe uljes së pagave, por ka ende shumë arsye për të marrë zemër. Performanca e supermarketeve vendas gjatë bllokimit, rritja e kërkesës tek shitësit me pakicë në internet dhe shpërthimi në përdorimin e shërbimeve digjitale si Zoom, të gjitha tregojnë se kërkesa e konsumatorit është ende shumë e fortë.

Fazat e hershme të rimëkëmbjes kanë më shumë të ngjarë të mbështeten tek furnizimi, sesa nga kërkesa. Dhe duke gjykuar nga mesazhet ‘nuk ka në dispozicion’ nga shitësit në internet, ka një mungesë në rritje të mallrave, që do të duhen të plotësohen menjëherë. Do të jenë depot prodhuese në Kinë dhe Gjermani, ku sythat e para të rimëkëmbjes do të jenë të dukshme.

Treguesit e biznesit, të javës së kaluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina treguan shenja shqetësuese divergjence, me indeksin e prodhimit të Institutit të Menaxhimit të Furnizimit, me rënie të mprehtë në 41.5 % në prill, niveli i tij më i dobët që nga recesioni i 2008 dhe 2009.

Në të kundërt, indeksi zyrtar i menaxherëve të blerjeve të Kinës qëndroi në 50.8 në muajin prill, një përmirësim i nivelit të ulët rekord prej 35.7 në shkurt dhe një shenjë e mirë që veprimtaria e biznesit dhe ekonomia mund të shkojnë përsëri drejt rritjes pozitive. Është jo vetëm një shenjë e mirë për Kinën, por një zhvillim inkurajues edhe për pjesën tjetër të botës.

Si do të jetë e ardhmja, mbetet për tu parë. Është e qartë se tani çdo gjë është e pasigurt, por stimulimi monetar dhe fiskal nga SH.B.A., Kina, Europa dhe Japonia, duhet të fillojë. imëkëmbja mund të vijë shumë shpejt, veçanërisht nëse zhvillohet një vaksinë ndaj koronavirusit ose bllokimet lehtësohen totalisht më shpejt sëc është parashikuar.

Bota ka pësuar një tronditje të rëndë dhe jeta do të jetë sfiduese për njëfarë kohe. Por kërcënimi prej koronavirusit do të zvogëlohet, do të gjendet një kurë dhe jeta jonë do të ecë përpara. Rritja globale mund të jetë në tkurrje, por jo për një kohë të gjatë.

Marketing