Ekonomia shënon rritje në tremujorin e dytë

Prodhimi Bruto Vendor (PBV) është rritur për 3.1% në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Ndonëse trendi i rënies në ndërtim dhe investimet bruto vazhdon, të dhënat për tremujorin e dytë të vitit duken premtuese, thonë ekonomistët. Ata janë optimistë dhe rritja e PBV-së i jep një pamje të freskët ekonomisë maqedonase, posaçërisht nëse merren parasysh të dhënat e viteve të kaluara.

Arsyen për rritjen në tremujorin e dytë të vitit 2018 mund ta shohim me një pamje më të mirë, me aktivitetet në industrinë përpunuese, si dhe në atë që kemi rritje në import dhe eksport të mallrave dhe shërbimeve. Këto dy arsye kanë lëvizur nga rritja e aktivitetit të kompanive të huaja, prandaj shohim një rritje pozitive në tremujorin e dytë”- u shpreh Ivan Vçkov, Finance Think.

Rritjen prej 3.1% të ekonomisë, ekonomistët e shpjegojnë edhe me bazën e ulët në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kur u regjistrua rënie e PBV-së prej 1.7%. Ata thonë se dy tremujorët e ardhshëm janë të rëndësishëm për realizimin e projeksioneve të qeverisë për rritjen e ekonomisë prej 3.2% deri në fund të vitit. Kjo sipas tyre është e mundur në qoftë se rritet realizimi i investimeve kapitale, të cilat nga fillim i këtij viti janë vetëm 21%.

Se a do ta arrijnë atë investim kapital prej 80%, duhet të presim dhe të shohim në periudhën e ardhshme. Duke pasur parasysh faktin se në vitet e mëparshme kemi pasur tendenca që ato investime kapitale të përshpejtohen në fillim të tremujorëve të tretë, ne duhet të kemi një realizim të përmirësuar të investimeve kapitale”- tha Ivan Vçkov, Finance Think.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Statistika, tregojnë një rënie në ndërtimtari prej 12.9%, ndërsa investimet bruto të kompanive kanë dështuar për 11.3%. Rritjen në tremujorin e dytë e nxisin sektorët siç janë “Arti, Kultura dhe Zbavitja”, që shënojnë rritje prej 14%, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë është rritur për 12.7%. Industria përpunuese ka shënuar rritje prej 5.8%, konsumi familjar është rritur për 2%, eksporti për 13% dhe importi për 4%.