Eksperimenti i majmunit që luan videolojëra është financimi më i fundit i Elon Musk

Neuralink, firma e ndërlidhjes së trurit me kompjuterin, e Elon Musk, ka postuar një video ku shfaqet një majmun që luan lojën kompjuterike Pong, duke përdorur vetëm trurin e tij. Pra, pa duar!

Sinjalet e trurit të tij u kapën dhe u dërguan me valë përmes një pajisjeje të implantuar, e cila i përkthente këto sinjale në veprime( në lojën kompjuterike).

Shpresa është që ndërfaqja eventualisht , njerëzit me probleme  neurologjike,  të kontrollojnë telefonat ose kompjuterët në distancë.

Marketing

Majmuni makaka, i quajtur Pager, u mësua së pari të luante lojën me një levë . Gjatë këtij procesi, pajisja ‘Neuralink’ regjistroi informacionin se cilat neurone po qëllonin për të kontrolluar secilën lëvizje.

Pastaj levë u shkëput, duke e lënë majmunin të kontrollonte lojën vetëm me mendjen e tij.

Studiuesit shkruan: “Qëllimi ynë i parë është t’u japim njerëzve me paralizë lirinë e tyre dixhitale, të komunikojnë më lehtë përmes tekstit, të ndjekin kuriozitetin e tyre në internet, të shprehin kreativitetin e tyre përmes fotografisë dhe artit dhe, po, të luajnë video-lojëra.” /PCWorld Albanian

Marketing