Ekspertët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit ndihmojnë hapjen e një xhamie në Shqipëri

Delegacioni i Forcave Mbrojtëse të Izraelit përmes një postimi në Facebook kanë treguar se kanë ndihmuar për hapjen e një xhamie në Shqipëri.

Marketing

Ata përmes ekspertëve të tyre kanë bërë inspektimin e xhamisë dhe kanë treguar se ajo është e sigurt për t’u lutur dhe për t’u rihapur, transmeton Indeksonline.

“Një moment special ishte dje në Shqipëri. Delegacioni i FMI i dërgoi Shqipërisë ndihma pas tërmetit që ndodhi, po ashtu dha një lajm të mirë për liderin mysliman Baba Mondi, kjo pasi që pas inspektimit të ekspertëve të FMI, xhamia e tij ishte e sigurt për t’u lutur dhe mund të rihapej.”, shkruhej në postimin e Forca Mbrojtëse të Izraelit.

Marketing