Ekspertët me kritika për ndryshimet në Kodin penal

Ndryshimet në Kodin Penal të cilat i kërkon opozita si alternativë e amnistisë për funksionarët e akuzuar, do të rrënojnë procesin e reformave. Ky konstatim i ekspertëve bazohet në faktin që sipas tyre, BE-ja qartë ka kushtëzuar anëtarësimin e vendimit me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marketing

Ljubomir Gjurçevski vlerëson se me ndryshimin e dispozitave për vjetërsimin e veprave penale, opozita pretendon të shpëtojë funksionarët e saj dhe të neutralizojë Prokurorinë Speciale Publike.

Unë asnjëherë nuk do ta pranoja një situatë ku dënimi për këto vepra penale do të ishte më i vogël. Për mendimin tim dhe praktikat që kam pasur, dënimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare duhet të jenë më drastike me qëllim që të merret si masë parandaluese ndaj veprave penale që ndodhin në këtë fushë.

Është shumë i qartë qëllimi i opozitës të cilët në mënyrë perfide tentojnë t’i mbrojnë kryerësit e veprave penale që dalin nga përgjime dhe ata të cilët akuzohen për 27 prillin -tha Ljubomir Gjurçevski, Ekspert i të drejtës penale.

Profesori Bashkim Selmani thekson se zvogëlimi i periudhës së paraparë për vjetërsimin e veprave penale bie në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare.

Nëse eventualisht do të bënte ndryshimin e Kodit Penal do të shkelte Konventat Ndërkombëtare pasi që në to parashihet një kriter, jo në bazë të Kodit procedurës penale por në bazë të teorisë së parashtrimit dhe vjetërsimit të veprave penale. Kjo është një tendencë edhe e Qeverisë aktuale e cila nuk ka reaguar në kohën dhe momentin e duhur dhe tani më VMRO-ja kanë kohë dhe hapësirë për të mbyllur të gjitha krimet e kryer që kanë kryer gjatë dy dekadave.

Në rast se do ndërhynin në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale atëherë do të vështirësohet dhe komplikohet edhe më tepër vjetërsimi dhe parashtrimi i veprave penale – deklaroi Bashkim Selmani, Profesor .

Partia e Hristijan Mickoskit kërkon shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 96L të Kodit Penal i cili përcakton që vepra penale deri në 5 vite burg vjetërsohet pas 10 viteve nga koha kur ka dyshime se është kryer.

Më këtë VMRO-DPMNE-ja, tenton t’i shpëtojë nga ndjekja penale ish funksionarët e saj të cilët aktualisht ndiqen penalisht nga Prokuroria Speciale Publike. Në rast se paragrafi 3 i nenit 96L shfuqizohet ose ndryshohet me masën 5 vjeçare, atëherë të akuzuarit e Speciales do të lirohesh nga ndjekja penale dhe me këtë, për veprat penale nga neni 353, keqpërdorim i detyrës zyrtare nuk do të ndiqen.

Kjo pasi bazuar në faktin se veprat në fjalë ka dyshime të jenë kryer në vitet 2010-2012, viti 2018 përfshinë periudhë kohore më të madhe se 5 vjeçare, gjë që është në favor të opozitës për të shpëtuar bashkë-partiakët e tyre.

Marketing