Ekspertët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia mblidhen në Athinë për librat

Komiteti i përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, prej sot në mëngjes e filloi takimin e tretë dyditor për librat, i cili po mbahet në Athinë.

Marketing

Pas takimit të fundit të dy grupeve që u mbajt në muajin mars, ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nëpërmjet një kumtese të përbashëkt paralajmëruan se në takimin e ardhshëm të përmirësohet puna e takimit të dytë, me qëllim që të formulohen rekomandimet për përmirësim të ardhshëm nga ana e Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë.

Në takimin e kaluar, nga ministritë kumtuan se në atmosferë kolegiale dhe konstruktive, të dy delegacionet “vëmendje të veçantë i kushtuan çështjeve për programet arsimore dhe librat që janë në përdorim dhe u morën vesh për harmonizimin e tyre, sipas frymës së Marrëveshjes së Prespës”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Marko Bolaris, i cili njëherit e udhëheq ekipin grek në Komitetin për librat është optimist se nga viti i ardhshëm shkollor 2019-2020,tekstet shkollore nuk do të përmbajnë më irredentizëm. Ai deklaroi më herët se, Komiteti i përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, do të ketë sukses që t’i largojë irredentizmin dhe revizionizmin nga librat. Ai sqaroi se mandati i Komitetit del nga Marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar mes të të dyja vendeve, sipas të cilët që nga viti i ardhshëm shkollor librat të mos përmbajnë irredentizëm revizionizëm dhe shtoi se Komiteti nuk dëshiron të udhëheqë procese të cilat zgjasin gjatë.

Pala greke kërkon që mësimdhënësit dhe profesorët të shmangin materiale që përmbajnë irridentizëm dhe revizionizëm, të hiqen nga librat simbolet antike greke dhe të mënjanohen hartat e Maqedonisë së madhe. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, nga viti i ardhshëm shkollor duhet të hiqen nga programet mësimore dhe nga librat pikat dhe hartat dhe ilustrimet kontestuese.

Marketing