Eksportet e sektorit turk të bizhuterive arrijnë në 1,4 miliard dollarë në 4 muaj

Eksportet e sektorit të bizhuterive të Turqisë arritën në 1,4 miliard dollarë, me një rritje prej 32,8 për qind në bazë vjetore në katër muajt e parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Destinacioni kryesor i produkteve turke të bizhuterive ishte SHBA-ja, me 229,6 milion dollarë importe nga Turqia, me një rritje 32,8 për qind në periudhën janar-prill në bazë vjetore.

SHBA-ja pasohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (185,35 milionë dollarë), Hong Kongu (119,67 milionë dollarë), Zvicra (88,1 milionë dollarë) dhe Libia (80,6 milionë dollarë).

Marketing

Stambolli pati pjesën kryesore, duke realizuar 92 për qind të të gjitha eksporteve të bizhuterive gjatë periudhës katërmujore.

Eksportet e përgjithshme të vendit arritën në 68,8 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.



.. .

Marketing