Pas 14 ekspozitave individuale dhe mbi 50 grupore në vendin tonë, SHBA, Francë, Turqi dhe Kosovë, piktorja Dita Starova – Qerimi,  hapi prej sot ekspozitën e saj më të re. Lulëkuqet e saj janë frymëzuar nga poezia e Asdrenit e  shkruar 100 vjet më parë “Duke ringjallur lulekuqen në pëlhurën  e pikturës, unë dua të zgjoj çatitë e gëzimit dhe shpresës në shpirtin e njeriut”, tha Starova Qerimi.
“Ata që nuk janë nga arti thonë po, janë piktura që të shfaqin ty personalisht e ata që merren me art thonë I ke gërshetuar disa mënyra abstrakte realiste të shprehjes në pëlhurë. Jam në përgatitje të një ekspozite ku veprat janë më bashkëkohore por kjo ekspozitë ishte si vetë situate poandemike ku kemi ndalese te takohemi por duhet të kemi motiv për vullnet për jetë. Desha të dëhsmojë që arti mund të na kthejë lumturinë e ditët e mira e të dimë se nuk mbaron këtu por do ketë ditë më të mira.”, tha Dita Starova Qerimi, piktore.
Një artiste e afirmuar dhe  drejtoreshë aktuale e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë , Dita Starova Qerimi ka marrë shumë cmime në vend e jashtë tij, së fundmi edhe cmimin “13 Nëntori”, dhënë nga Qyteti i Shkupit, në fushën e kulturës.  Punimet e saj mund të gjenden në koleksionet e Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Galerisë Nacionale në Shkup, si dhe në koleksione në Kanada, Turqi dhe Francë. Ajo është anëtare e Shoqatës së Artistëve të pikturës ,  Shoqatës së Artistëve “Art Vizion” nga Shkupi, si dhe Shoqatës “Draudakum”.