Monumentet historike, rrugët e vjetra me kalldërma, lokalet dhe dyqanet e shumta e bëjnë Çarshinë vend ideal të pasqyrimit artistik.
Kjo ka shtyrë edhe dy artistët e rinjë Xhenata Mamuti dhe Fisnik Murtezi të realizojnë ekspozitën e tyre  “Çarshija përmes fotografisë dhe pikturës”.
E veçanta e kësaj ekspozite është se punimet janë punuar në formën e kombinuar të fotografisë dhe pikturës, gjë kjo që punimeve iu jepte më tepër kolorit dhe mjeshtëri.
“Unë dhe Fisniki kemi menduar me paraqit Çarshinë në një mënyrë më ndryshe, apo në mënyrë më detaje me tregu se si shifet Çarshija nëpërmjet fotografisë dhe pikturës”, u shpreh piktorja Xheneta Mamuti.
“Çarshija e Shkupit nuk është vetëm një qendër tregtare me shumë dyqane. Kjo çarshi për shumë kë paraqet një qendër edhe të edukimit, ndërtimit të personalitetit dhe vend ku janë ndërtuar shoqëri që kanë zgjatur përjetë. Andaj shpresojmë që ne si gjenerate e re dhe gjeneratat qe vijnë pas nesh do tia dijmë vlerën dhe pasurinë e kësaj Çarshije dhe bashk do të kujdesemi për të ruajtur antikitetin e saj”, theksoi fotografisti Fisnik Murtezi.
Punën e dy artistëve të rinj e vlersojnë lartë edhe profesionistët e kësaj fushe. Vendi ynë ka nevojë për ide të reja kreative dhe  inovative të cilat mund të ngrejnë artin në një nivel më të lartë, vlerësojnë ato.
“Lidhshmëria sonte ndërmjet fotografisë dhe akfarellit ishte diçka që nuk ka ndodh deri më tani, një bashkëpunim shum i ri, shum kreativ nga dy të ri. Kjo më bëri përshtypjhe edh më tepër mbase arti nuk ka kufi. Deri dje mendoja që në pikturë kur pikturnje nuk ke limit të caktuar. Domethënë pëlhura mban çdo material, çdo ngjyrë, çdo imagjinatë tënde. Sot e pashqë edhe përmes objektivit ajo imagjinatë shfaqet edhe më bukur”, shprehet profesoresha e artit Teuta Imeri.
“Puna e Xhenetës dhe Fisnikut e tregon atë ardhjen e juve do të thotë që kanë bërë një punë mjaftë të lëvdërishme për Çarshinë. Ju çdokush jeni çdo ditë në Çarshi, por Fisniku dhe Xheneta me ato ngjyra dhe brushat e veta kanë paraqitur në pikturat e kësaj ekspozide”, thekson piktori Imer Bajrami.
Dy autorët e kësaj ekspozitë thanë se nuk do të ndalen vetëm me këtë ekspozitë, por do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht në projekte tjera.