Ekspozitë kolektive e piktorëve kosovarë në Shkup

Në shtëpinë e kulturës ,,Koço Racin”-Shkup nën patronazhin e ABC Poetike Shkup u organizua Ekspozita kolektive të piktorëve nga Kosova Idriz Berisha-Xhixhi dhe Shahadin Mejzini, si dhe Fatmir Stavileci e Afrim Shatkut nga Shkupi.

Marketing

Në këtë eveniment fjalë përshëndetëse pati kryetari i klubit poetik ABC poetike z.Sami Sherifi, i cili në vitin 2017 në Tiranë u shpall klubi më i mirë poetik nga LNPShA Pegasi Albania. Sami Sherifi është autor i 8 përmbledhjeve me poezi të gjitha të botuara jashtë vendlindjes në Bukiresht dhe Itali. Pas kthimit në vendlindje sot gjatë këtij manifestimi kulturor bën promovimin e librit të tetë përmbledhje me poezi: ,,Dialog me yje”.

Poashtu u bë edhe promovimi i Monografisë së poeteshës nga Kaqaniku i Kosovës Zarije Zenuni-Bajrami bashkëshortja e komandantit Agim Bajrami-Zefi.

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë shumë poetë dhe piktorë nga Shqipria, Kosova si dhe nga Maqedonia.

Marketing