Ekstradimi i Morinës, nesër pritet vendimi i Supremes

Lënda për ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, sot është regjistruar në Gjykatën Supreme, i është dhënë gjykatësit dhe nesër pritet të merret vendim nëse do të lirohet apo jo. Nga Gjykata theksojnë se menjëherë pasi të merret vendim për Morinën, i njëjti do të ndahet me opinionin publik.

Paraprakisht, Gjykata Penale e refuzoi kërkesën që Morina të lëshohet nga paraburgimi, ku gjendet tashmë 2 javë. Ai ishte arrestuar në vendkalimin kufitar “Bllacë” më 24 korrik nga ana e policisë maqedonase, me fletarrestim të lëshuar nga INTERPOLI, me kërkesë të Serbisë. Ndryshe, Serbia e akuzon Morinën për krime të luftës ndaj civilëve në luftën në vitin 1998-1999. Beogradi zyrtar tashmë ka kërkuar ekstradimin e tij në Serbi.