Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Tiranës biznesmeni 66-vjeçar!

Një ekzekutim i stilit mafioz ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. I vrarë ka mbetur 66 vjeçari, Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit banues ne Rrugën e Qelqit Kombinat.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, pranë Piramidës, buze lumit të Lanës, ku fillimisht Behar Sofia është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë.

Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën dy plumba që i kanë marrë jetën. Dyshohet se autori/ët e kanë ekzekutuar me armë me silenciator pasi nuk është raportuar për krisma arme. Në momentin e krimit, viktima ecte në këmbë në trotuar.

Grupi hetimor ka marrë ndërkohë dhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes.

Por kush është Behar Sofia?

Viktima sipas burimeve të Top Channel ishte një biznesmen por emri i tij është lakuar disa herë në disa nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend. Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Mësohet se ai kishte tre emra, Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia. Ai më parë është arrestuar së bashku me Abdulselam Turgut duke u akuzuar për trafik droge nga Turqia në Shqipëri. Konkretisht, në vitin 1998 ai është arrestuar për llogari të autoriteteve turke i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të drogës, kryesisht heroinës.

Ndërkohë ai njihet edhe si pronar i disa bizneseve në pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Ai ka pasur konflikte të vazhdueshme, ku kjo shpjegon edhe disa sulme që i janë bërë bizneseve të tijë me lëndë plasëse.

Por gjithashtu ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë i pranishëm edhe Behar ose Fatmir Sofia.

Marketing