Ekzekutohet një tjetër gazetare, rrugës për në punë

Mena Mangali, gazetare, is prezantuese televizive dhe këshilltare në parlamentin e Afganistanit, është qëlluar me armë zjarri në Kabul, teksa shkonte në punë.

Marketing

Ministri i Brendshëm afgan tha se vrasësit kanë arritur të largohen nga vendngjarja. Policia ka nisur një hetim.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër vrasjen deri tani. Policia e Kabulit thotë që motivet e vrasjes nuk dihen ende. Mund të jetë diçka personale, por nuk përjashtohen as sulmet terroriste, pasi ISIS dhe Talebanët kanë kryer vazhdimisht sulme në vend.

Vitin e shkuar janë vrarë tre gazetarë vetëm brenda BE-së, dy prej tyre femra.

Gazetarja bullgare Viktoria Marinova u gjet e masakruar dhe e përdhunuar, 2018

Jan Kuciak, gazetar sllovak, u vra bashkë me të dashurën, 2018

Daphne Caruana Galizia, nga Malta, u vra me një bombë në makinë, 2018.

Marketing