Ekzekutoi në derë të shtëpisë ish-gruan dhe vëllain e saj, vetëvritet Fatmir Kolecaj

Fatmir Kolecaj 47-vjeç, autori i vrasjes së vëlla e motër në Mirditë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Top Channel ka mësuar se 47-vjeçari ka vrarë veten në banesën e tij, ndërsa ishte i shpallur në kërkim nga policia. Dy ditë më parë Kolecaj kreu një krim të dyfishtë duke vrarë në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen, ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç.

Marketing

Teksa FNSH dhe RENEA ishte vënë në ndjekje të tij, mësohet se Fatmir Kolecaj ishte kthyer gjatë ditës së sotme në banesën e tij në Zejmen të Lezhës ku i ka dhënë fund jetës.

47-vjeçari e dhunonte shpesh ish-gruan që më pas i mori jetën duke e vrarë në oborrin e shtëpisë së saj, Në vitin 2017 Fatmir Kolecaj u dënua me 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë Esmeralda tashmë e ndjerë kishte marrë edhe një urdhër mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin.

Ndërkohë për sa i përket Fatmir Kolecajt ai kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur dhe vuante dënimin për dhunë në familje në Shënkoll të Lezhës.

Marketing