‘El Clasico’ : Barcelona ka dominuar gjithmonë Realin kur janë përballur për lidershipin

Barcelona dhe Real Madrid do të vihen përballë njëra tjetrës gjatë së mërkurës mbrëma.

Marketing

Blaugrana’ dhe ‘Los Blancos’ do të futen në këtë përballje me pikët e barabarta, për të marrë lidershipin në La Liga.
Gjatë shekullit të 21-të, shtatë herë ka ngjarë që këto dy skuadra të përballen, me shansin për të marrë lidershipin nga njëra tjetra.

Në të shtatë rastet, Barcelona doli fituese e përballjes, përcjell lajmi.net.
Sipas formës dhe dëmtimeve të lojtarëve, shumë lehtë mund të përsëritet edhe hera e tetë.

Skuadra e Zidane ka mungesa të shumta në formacion. Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati final i kësaj ‘Clasico’. Mbetet të shihet nëse historia do të vazhdojë të shkruhet në favor të Barcelonës.

Marketing