El Clasico me një mysafir të veçantë, Cristiano Ronaldo prezent në ‘Santiago Bernabeu’

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stadiumin ku ka bërë historinë, në “Santiago Bernabeu”.

Marketing

Ylli portugez është duke e ndjekur nga afër sfidën në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Ai fillimisht është fotografuar duke dhënë autografe jashtë stadiumit dhe më pas në tribuna.

Ronaldo ka zhvilluar 30 “El Clasico”, duke shënuar 18 gola derisa ka dalë fitues në tetë ndeshje, tetë i ka barazuar dhe 14 i ka humbur.

Marketing