“El hilal”-i mbajti kuvendin vjetor

Në ambientet e hotelit “Bushi” në Shkup u mbajt kuvendi i rregullt vjetor i OH “El Hilal”. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të kuvendit morën pjesë edhe kryetarët e degëve të “El Hilal”-it, anëtarët e Këshillit mbikëqyrës, anëtarët e Këshillit të nderit dhe kryetari i nderit i organizatës, dr. Abdurauf Pruthi.

Marketing

Kuvendin, në bazë të ndryshimeve të statutit, për herë të parë e konvokoi dhe e udhëhoqi kryesuesi i këtij organi me të lartë, Etem Xheladini.

Në ekspozenë e tij, kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi e vuri në dukje nivelin e lartë të përgjegjësisë të vullnetarëve të “El Hilal”-it për realizimin e aktiviteteve edhe në vitin raportues, 2018, kur janë arritur rezultate shumë pozitive dhe shpresëdhënëse që garantojnë një ardhmëri të shëndoshë edhe me këtë përbërje të re të kuvendit, i shtati nga themelimi i “El Hilal”-it para 28 vjetësh.
Përveç raportit narativ u shqyrtua dhe u miratua raporti financiar i punës si dhe u miratua programi vjetor për punën e organizatës në vitin 2019.