Organizata Humanitare “El Hilal”, mbrëmë në Shkup organizoi iftar për jetimët dhe studentët bursistë të kësaj organizate, dy kategori sensitive nga grupet qëllimore të organizatës.

Në këtë iftar, i cili financiarisht u mbështet nga një kompani nga qyteti Konja i Turqisë, mori pjesë edhe kryetari i organizatës Behixhudin Shehapi, i cili duke i falënderuar bamirësit theksoi se “El Hilal”-i 14 vjet në mënyrë sistematike merret me studentët, të cilëve u jep bursa studentore dhe tetë vjet me radhë me jetimët, të cilëve përveç asistimeve humanitare u organizon edhe ekskursione edukative.

Pas leximit të pjesëve nga Kurani famëlartë u bë lutja dhe në fund bursistëve të pranishëm iu shpërnda kësti i fundit i bursave për këtë vit akademik.