Elbasan: Dolën për gjah, vranë aksidentalisht shokun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu aksidentalisht nga shokët e tij gjatë mesnatës, teksa kishin dalë për gjah.

Marketing

Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin.