Elektrana e Maqedonisë do të subvencionojë zëvendësim të drurit për ngrohje me invertor

SHA Elektrana e Maqedonisë së Veriut tërësisht do të subvencionojë instalim të sistemit të klimave invertor për ngrohje të shtëpive si zëvendësim të drurit për ngrohje, por jo më shumë se 60.000 denarë, paralajmëroi sot drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, njofton Koha.mk

Marketing

“SHA EMV si kompani profitabile mori obligim nga Qeveria që një pjesë të mjeteve që i ka nga viti i kaluar si fitim kapital t’i kthejmë nga qytetarët tek qytetarët. Në një kohë të afërt do të marrim konkludim që do të jemi të obliguar si kompani të subvencionojmë në pjesën e invertorëve dhe zëvendësimin e drurëve për ngrohje, të cilët duhet të shkyçen nga familjet dhe për këtë të marrin subvencionim të plotë të klimave invertor, të cilët do ta ulin ndotjen e ajrit”, deklaroi Kovaçevski, pas takimit të sotëm me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në të cilën u bisedua për projektet vijuese në energjetikë.

Kovaçevski theksoi se derisa nuk e marrin kokluzionin nga Qeveria nuk mund të japin informacione më precize, por shtoi se si kompani munden për këtë qëllim të akordojnë tre deri katër milionë euro.

Ministri Bekteshi informoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me SHA EMV në periudhën e ardhshme do të punojë në realizimin e projekteve të parapara në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, kryesisht në ndërtimin e centraleve fotovoltaike në termocentralin Osllomej dhe REK Manastir.

“Duke folur dhe shkëmbyer mendime, ide dhe sugjerime të të gjitha institucioneve, ne mund ta bëjmë SHA EMV një kompani edhe më të suksesshme në pronësi të shtetit, duke përmbushur të gjitha standardet ekologjike në përputhje me legjislacionin evropian. Ne si Qeveri kemi filluar të promovojmë një masë të re mjedisore për të subvencionuar invertorë për ngrohje, të cilat do të zbatohen përmes SHA ESM. Masa, si pilot projekt, do të fillojë të zbatohet në katër qytetet më të ndotura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, Kërçovë, Manastir dhe Tetovën “, deklaroi Ministri Bekteshi.

Kovaçevski theksoi se qëllimi i takimit me ministrin Bekteshi ishte gjetja e mënyrave dhe ndërmarrja e hapave për të shpejtuar zbatimin e disa projekteve të rëndësishme për kompaninë shtetërore të energjisë.

“Ne si EMV kemi kërkuar një takim me ministrin e Ekonomisë, Bekteshi në mënyrë që të diskutojmë disa projekte që janë të rëndësishme për funksionimin e kompanisë sonë, të cilat duhet të shpejtojnë dinamikën e tyre. Ne kërkuam ndihmë për të përshpejtuar këto projekte nga pikëpamja e procedurave administrative, për të parë se çfarë mund të bëjë ministria si institucion, dhe çfarë është në kompetencën e tyre, për t’i përshpejtuar këto projekte. Konkretisht , bëhet fjalë për projekte në disa lokacione të reja për eksploatimin e qymyrit në kuadër të termocentraleve tona, ” deklaroi Kovaçevski.

Në takim u diskutua edhe për përpjekjet për realizimin e projektit Çebren, si dhe letrën që me vendim të Qeverisë, SHA EMV i dërgoi Republikës së Bullgarisë, duke shprehur interes për të marrë pjesë në projektin Belene, me qëllim që shteti përmes ESM të sigurojë një portofol të gjerë të kapaciteteve të ndryshme të prodhimit për të siguruar në të ardhmen stabilitet në sektorin energjetik.

Marketing