Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur në Zerqan të Bulqizës, ndërsa i plagosuri është transportuar me helikopter për në Tiranë.

Rigert Ceka mësohet se nuk ishte elektriçist apo i ngarkuar me punë të tilla por me sa duket ka qenë një iniciativën e tij pas problemeve me rrymën elektrike.

Ai ka rënë aksidentalisht teksa po përpiqej të rregullonte shkëputjen elektrike.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

evn