Elektriçisti që kthen profesionin në funksion të pasionit

Ajo që Ylli Tusha krijon duke përdorur materiale bazike hidraulike apo elektrike është mbresëlënëse!

Miq të vegjël prej hekuri që përcjellin mesazhe e ndriçojnë ambientet tuaja, mbajtëse pijesh që ai i quan kamarierët personal e objekte të ndryshme dekorative janë vetëm disa prej produkteve të punës të Yllit..

Aksesorët e stilit urban e rustik janë fjala e fundit e interierit, dhe Ylli I realizon ato me mjeshtëri e përkushtim. Ai na tregon se profesionin e vetë prej elektriçisti e ka kthyer në avantazh në pasionin e tij për krijimin e aksesorëve jo vetëm artizanal dhe të veçantë por edhe funksional e rezistentë.

“Xhentëllmeni” quhet ‘roboti’ që Ylli realizon për kameran e “Në Shtëpinë tonë”, tuba hidraulik të montuara në mënyrë të tillë që të përcjellin ndjenjë për personin e zemrës.

evn