SH ELEM gjatë ditës së djeshme ka shitur tepricë të energjisë elektrike në një sasi prej 19.080 MWh, për një vlerë të përgjithshme prej 1.621.956 euro.

Në ankand, siç kumtoi SHA ELEM, ishin ofruar sasi për nëntor të vitit 2018, ndërsa çmimet e arritura sipas të cilave është shitur energjia elektrike ishin 74,50; 70,50; 92,60 dhe 92,50 euro për MWh.

SHA ELEM gjatë këtij viti shtatë herë shet tepricë të energjisë elektrike në treg të hapur. Përmes këtyre ankandeve, sivjet janë shitur gjithsej 339.040 MWh energji elektrike, në vlerë të përgjithshme prej 19.778.649 euro.