Elezi: 100 milionë eurot nga BEI, pjesë nga plani i madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

 

“Dje është nënshkruajt kontrata me Bankën Europiane për Investime, me çka ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ju vihen në dispozicion 100 milionë euro kredi për projekte. Kontrata u nënshkruajt nga ana e ministrisë së financave, Bankës Europiane për Investim dhe Bankës për mbështetjen e zhvillimit”, kështu theksoi pas nënshkrimit të kontratës zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Sipas saj, linja kreditore do të plasohet përmes Bankës për mbështetje të zhvillimit dhe 11 banka tjera. Kompanitë do të mund të aplikojnë me projekte nga mesi i tetorit.

“Këto mjete mund të shfrytëzohen për furnizim me mjete themelore dhe pajisje ose kapital qarkullues. Pritet linja kreditore të ofrohet më shkallë më të ulëta kreditore prej rreth 3,5 përqind dhe ka afat për kthim prej 12 vjet me grejs-periudhë prej dy deri në katër vjet varësisht nga projekti”, sqaron mes tjerave Elezi.

Biznis sektori e posaçërisht ndërmarrjet të vogla dhe të mesme janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë vendore.

Siç tha zv.ministrja Elezi ato përfaqësojnë mbi 90 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në vend, të cilat marrin pjesë në krijimin e bruto prodhimit vendor me mbi 55 % dhe në krijimin e vendeve të punës me 75 %.

Në këtë drejtim përmes kësaj linje kreditore, por edhe përmes masave të tjera punohet në drejtim të sigurimit të qasjes në kapital për këto ndërmarrje, për investime të reja dhe vende të reja të punës.

“Rritja e likuiditetit të firmave po bëhet edhe përmes kthimit të TVSH në mënyrë të rregullt dhe joselektiv. Vetëm nga fillimi i vitit është bërë kthim prej 250 milionë euro. Në bazë të gjithë kësaj, 100 milionë eurot nga BEI, janë vetëm një pjesë nga plani i madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, potencoi mes tjerave zv.ministrja Shiret Elezi.

BEI është institucioni më i madh financiar e cila siguron mbështetje për projekte të mëdha dhe të qëndrueshme të cilat në thelb janë kontribut për realizimin e politikave dhe qëllimeve të Bashkimit evropian. Kjo do të thotë se UE dhe institucionet e saja financiare për mbështetjen të zhvillimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Union i vlerëson dhe i shef sinjalet pozitive të ekonomisë vendore dhe trendet për zhvillim të qëndrueshëm. Zëvendës drejtori i BEI, Endrju Mekdauel, theksoi se me këtë linjë kreditore mbështetet afrimi i vendit drejt UE dhe paralajmëroi se kanë qëllim që në të ardhmen të fokusohen në mbështetjen e transportit, energjisë dhe mbrojtjes të mjedisit jetësor.

Marketing