Elezi: 11 milion dollar grant nga SHBA për Republikën e Maqedonisë së Veriut!

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka fituar pjesën e dytë të ndihmës grant në vlerë prej 11 milion dollar nga SHBA me qëllim për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një shoqëri më prespektiv, të përmbajtur dhe kryesisht demokratike.

Marketing

Me këtë rast sot është mbajtur një takim në të cilin ka marrë pjesë zëvendësministrja e financave Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nensi Godfli. Në këtë takim është nënshkruar dhe amandament i Marrëveshjes për grantin mes Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe SHBA e përfaqësuar nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtarë, USAID.
Me nënshkrimin e këtij amandamenti, USAID e rrit dhe vlerën e planifikuar të mjeteve për qëllimin e zhvillimit edhe atë në 25,5 milion dollar.

Zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi theksoi se marrëveshja është e rëndësisë së veçantë për shtetin tonë. Mjetet janë të destinuara për aktivitetet që do të mundësojnë rritjen në sektorin privat, përfshirjen më të madhe të qytetarëve në marrjen e vendimeve, forcimin e sundimit më të mirë dhe përmirësimin e kohezimit të shoqërisë, theksoi ajo.
Në nënshkrimin e sotshëm është theksuar se projektet kanë për qëllim forcimin e konkurencës në mikro, ndërmarjet e vogla dhe të mesme, të përmirësohet qasja deri tek financat, të jepen mundësi për rrethin dhe të sigurohet siguri energjetike më e madhe.

Që të promovohet pjesëmarja e qytetarëve, programet do të përmbajnë forcimin e shoqërisë qytetare dhe rritjen e profesionalizmit më të madh të mediave të pavarura. Me qëllim forcimin e forcimit të sundimit më të mirë, sigurimin e ndihmës për ndihmën e kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv, trupave legjislative dhe nacionale. Në fund, në drejtim të forcimit të lidhjeve mes shoqërive, me këto mjete do të përkrahen edhe aktivitete të cilat do të përmirësojnë integrimit ndëretnik dhe do të rritin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, thuhet mes tjerave pas takimit.

Marketing