Elezi: Agjencioni ‘Standard and Poor’s’ vërteton rejtingun e kredisë së Maqedonisë Veriore, si të qëndrueshëm

Agjencioni ‘Standard & Poor’s’ konfirmoi vlerësimin e kredisë së BB-së në Maqedoninë Veriore, me një qëndrueshmëri dhe stabile. Sipas raportit, zgjidhja e çështjes së emrit është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv dhe e hap derën për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit 2019, e që mund të përshpejtojë reformat strukturore.

Marketing

Sipas ‘Standard dhe Poor’s’ kthimi i stabilitetit politik ishte i rëndësishëm për përshpejtimin e dinamikës së rritjes ekonomike. Pritet që rritja në tre vitet e ardhshme të jetë mesatarisht rreth 3%, i nxitur nga konsumi i brendshëm dhe eksportet, si dhe zhvillimet më të mira në investime. Përveç kësaj, investimet private pritet të rriten si rezultat i stabilitetit politik të përmirësuar në vend si dhe përshpejtimin e investimeve kapitale publike. Rreziqet për rritjen ekonomike vlerësohen si të balancuara, me një potencial pozitiv për zbatimin më të shpejtë të reformave që do të përmirësonin klimën e biznesit dhe do të rezultonin në investime më të larta të huaja direkte. Nga ana tjetër, rreziqet negative janë të një natyre të jashtme, që rrjedhin nga ngadalësimi i rritjes në Europë, si dhe nga Dogana amerikane për importin e makinave. Raporti i kredirejtingut në vlerësim stabil, verifikon politikat reformuese në udhëheqjen me financat publike, kështu përfundoi mes tjerave në sqarimin e gjithë këtij raporti, zv.ministrja e financave, Shiret Elezi.

Gjatë realizimit të deficit më të ulët se sa pritej në vitin 2018, pritet që deficiti buxhetor në vitin 2019 do të jetë në përputhje me projektimin e Qeverisë së 3% të BPK-së dhe pastaj të bie në rreth 2.5% të BPK në afatmesme. Raporti vlerësohet si pozitiv me reformën e fundit të pensioneve dhe vë në dukje reformat në menaxhimin e financave publike, me një fokus të veçantë në transparencë, buxhetim dhe monitorim. ‘Standard dhe Poor’s’ vlerëson borxhin publik të Maqedonisë si të moderuar në një kontekst global. Pas një periudhe të gjatë të rritjes në të kaluarën, është vlerësuar se borxhi do të stabilizohet gradualisht, dhe do të arrijë në 48.7% të BPK-së në periudhën 2021-2022.

‘Standard dhe Poor’ thotë se vlerësimi mund të përmirësohet nëse bëhet me kohë zbatimi i reformave që përforcon strukturën institucionale dhe përmirëson perspektivat ekonomike. Në të kundërt, përkeqësimi i rejtingut kreditor mund të ndikojë në kthimin e tensioneve politike apo ngadalësim në ritmin e reformave, të cilat do të ketë një efekt negativ në rritjen dhe investimet e huaja, si në rastin e mosdisiplinës fiskal apo aktivitete ekstra-buxhetore do të sjellin në pikëpyetje qëndrueshmërinë e borxhit publik.