Elezi: Fillojnë aktivitetet përgatitore për strategjinë e parë nacionale për edukim financiar nga ana e OBEZH dhe Ministrisë financiare holandeze

Nga sot misioni i OBEZH në vend me qëllim të fillimit të aktiviteteve përgatitore për strategjinë e parë nacionale për edukim financiar nga ana e OBEZH dhe Ministrisë financiare holandeze dhe kjo në kuadër të kornizave të projektit për ndihmë teknike për edukim financiar nga Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim dhe Ministria e financave të Holandës.

Marketing

Bëhet fjalë për projekt pesë vjeçar ku merr pjesë dhe Ministria e financave, Banka Popullore, Komisioni për letra me vlerë, Agjencioni për sigurim në supervision dhe Agjencioni për supervision dhe sigurim pensional dhe kapital financiar.

“Qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve për zhvillim të edukimit financiar si dhe përpilimi i strategjisë nacionale për edukim financiar të popullatës”, kështu deklaroi zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të OBEZH kanë realizuar takim me përfaqësues të Ministrisë së financave, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Bankës Popullore si dhe disa orgqnizata tjera ndërkombëtare. Në Bankën Popullore do të mbahet dhe tryezë e rumbullakët me përfaqësues të institucioneve private financiare.

Këto aktivitete vërtetojnë edhe njëherē se institucionet financiare po ndjekin trendin botëror në pjesën financiare si dhe përforcimin e koordinimit në këtë drejtim edhe me institucionet tjera financiare private.