Elezi: Investimet në Propozim – buxhetin për vitin 2020

Në emisionin ‘Magazina ekonomike’ në Alsat-M e ftuar ka qenë edhe zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila gjatë gjithë debatit në këtë emision ka elaboruar të arriturat dhe realizimin e projekteve dhe punëve të bëra jo vetëm në dikasterin e financave por edhe më gjerë. Ndërkohë që ka disktuar edhe mbi propozim buxhetin e ri për vitin 2020.

Marketing

“Buxheti është në procedurë parlamentare dhe do të zgjasë 10 ditë në komision dhe 5 ditë në seancë plenare, parashihet rritje prej 5,6 % nga planifikimet, buxheti është bazuar në bazë të indikatorëve real makroekonomik dhe duke pasur për bazë indikatorët e isntitucioneve ndërkombëtare, buxheti sheh për bazë edhe te ardhurat kemi një realizim prej 85% për këtë periudhë dhe ka rritje prej 8.6% të të ardhurave dhe ka tregues real makroekonomik duke filluar nga eksporti, bruto investimet, konsumi, rritja te veprimtarite ekonomike dhe si propozim ka në qendër të vëmendjes përforcimin e kapitalit njerëzor sepse thuhet që indeksi i shfrytëzimit të kapitalit njerëzor është me i ulët në rajon dhe kemi hapësirë për përmirësimin, por e përcjellur dhe me investimet kapitale dhe janë bazat kryesore që jemi fokusuar”, kështu ka theksuar zëvendës ministrja Elezi.

Sipas saj, rritja e buxhetit këtë vit përkon me atë se janë rritur edhe arkëtimet e të ardhurave edhe përkundër krizës ekonomike që ishte jo më larg se dy vite ndërsa këtë vit dhe për vitin e ardhëshëm janë paraparë shumë ndryshime infrastrukturore dhe investime.

“Rritja e buxhetit është 5.6% sa i përket arkëtimit të të ardhurave, duhet ditur që rritja ekonomike gjatë krizës ekonomike ishte e ulët tash kemi shumë ndryshime, kemi investime të ndryshme infrastrukturore që janë pjesë e programës se ministrive resore, koncepti për zhvillim te barabart rregional e duhet të ndryshohet me rindryshimin e strategjise per zhvillim regjional sepse është afatgjat prej 10 vitesh dhe sillet nga kuvendi, pastaj vijnë planet regjionale planore, në një periudhë të ardhëshme të hartimit të strategjisë duhet bërë koncept sic duhet duke involvuar te gjitha palet qe te pergaditet strategji cilesore, por tani duke shfrytëzuar këtë format që kemi ne së bashku me Agjencionin zviceran për zhvillim kemi jë softuer që të targetojë të gjitha projektet nga shumë institucione per te pare sa ndahen neper regjione, duke sqaruar dhe investimet kapitale qe behen ne vendbanimet jugperendimore, sa i perket rruges Shkup Bllace si dhe projekteve qe jan jasht buxhetit dhe financohen nga programa e ndermarrjes per rruge shteterore, duhet ditur që ka standarde që duhet plotësohen së bashku me dokumentacionin për këtë shkak projekti është ndarë në dy faza, infrastruktura rrugore qe na lidh me shtetin e Kosoves është me rëndësi të madhe për rritjen e shkëmbimit tregëtar dhe rritjen ekonomike dhe është me rëndësi qenësore dhe do të kryhet konform procedurave dhe standardeve që kërkohen për ndërtimin e së njejtës”, thekson kështu mes tjerave Elezi.

Ndërkohë që gjatë debatit, zëvendës ministrja Elezi ka sqaruar se edhe përkundër asaj që ministria e financave dhe qeveria ndajnë fonde për realizimin e projekteve në gjithë shtetin, janë pikërisht komunat ato të cilat nuk mund të thithin fondet për realizimin e tyre.

“Unë mund të them se ekzistojnë mjete edhe atë në vlerë prej 600 mijë euro që komuna e Gostivarit nuk është në gjendje t’i tërheq edhe atë në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve te siguruara nga EIB banka , gjithashtu komuna e Vrapcishtit ka në dispozicion mjete prej 500 mijë euro për sistemin e ujit e që Ministria e transportit në rebalance ka kërkuar të tërhiqen për shkak se komunat nuk janë në gjendje t’i shfrytëzojnë ato mjete dhe mos të flasim për investime infrastrukturore se nuk janë realizuar e që kanë të bëjnë nga komunat, qeveria pikërisht ka investuar në të gjitha komunat dhe nuk bën ndarje në mes tyre, vetëm nga ministria e financave kemi ndërtuar dy rrugë në komunën e Zhelinës ne fshatin Novosellë dhe Grupcin, rekonstruim të shkollës ‘Fan Noli’, gjihashtu në komunën e Bogovinës kemi pasur projekte që janë realizuar furnizim me pajime për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe dimërore, në komunën e Vrapcishtit stacion filtrues për ujë të pijshëm në Negotinë dhe në Dobërdoll, investime në arsim, shëndetësi, në kulturë, në arsimin parashkollor, kurse sa i përket mospranimit të amandamenteve të Aleancës për shqiptarët të cilët kanë propozuar për shëmbull vendosjen e një vlere prej 5 milion euro për një rrugë që duhet të kalojë përmes vendbanimeve malore Tetovë – Prizren unë nuk e shoh si të realizueshme për shkak se vetëm për autostradën Kërcovë -Ohër janë ndarë mjete prej mbi 600 milion dollar e mos të flasim për një rrugë që kalon nëpër male me aq pak mjete nuk e di sa kilometra mund të ndërtohen, pikërisht për këtë shkak edhe është refuzuar amandamenti”, thotë kështu Elezi.

Marketing