Elezi: Komunat dhe ndërmarjet publike tashmë mund të ndiqen tek “Financat e hapura”!

Tash e tutje, të gjitha pagesat e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre buxhetore do të jenë në dispozicion në platformën e Financave të hapura. Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi informon kështu duke theksuar se është bërë një azhurnim i cili ka rritur performancën e sistemit dhe tani e tutje do të publikohen transaksionet e komunave dhe ndërmarrjeve të tyre publike, në të njëjtën mënyrë si transaksionet e të gjithë përdoruesve të buxhetit në platformën open.finance.gov.mk.

Marketing

Transparenca fiskale është mjeti më i mirë për shpenzimin e brendshëm të parave të shtetit. Përditësimi në portalin e Financave të Hapura synon t’i japë opinionit, OJQ-ve, ekspertëve dhe komunitetit të biznesit një pamje më të plotë dhe një bazë të dhënash fiskale të shpenzimeve qeveritare dhe komunale. Kjo është bazë për analiza të mëtejshme ekonomike, forcimin e debatit publik me fakte të mbështetura nga të dhënat fiskale nga një burim zyrtar, si dhe një nxitje për aktorët publik për të menaxhuar në mënyrë më efikase dhe efektive financat publike, thotë Elezi.

Elezi shton se transparenca e Ministrisë së financave është përmirësuar ndjeshëm me 9.1 pikë përqindje dhe kështu renditet në dhjetë institucionet më të mira për sa i përket indeksit aktual të transparencës. Kjo është për shkak të tre platformave të lëshuara në fund të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020 me të cilat publiku ka një pasqyrë të lëvizjeve të borxhit publik dhe përbërësve të tij, shpenzimeve kapitale për përdorues të buxhetit, si dhe të gjitha pagesave të thesarit.

Në Nëntor, ne prezantuam platformën “Financat e hapura” e cila është një shkallë jashtëzakonisht e lartë e transparencës, lejon të monitorohet pagesa nga thesari për institucionet buxhetore. Me disponueshmërinë e këtij informacioni për publikun, duke pasur parasysh vëllimin dhe nivelin e shfaqjes, sipas klasifikimit ekonomik dhe buxhetit, qytetarët kanë informacione për përdoruesit e buxhetit nga i cili është bërë pagesa, llojin e kostos sipas klasifikimit ekonomik, informacionin për marrësin, data në të cilën është bërë pagesa, të dhëna për specifikimet e shpenzimeve. Të dhënat përditësohen dy herë në muaj dhe përdoruesit mund t’i shkarkojnë në format të hapur për analiza, shton kështu Elezi.

Deri më tani, platforma e Financave të hapura ka pasur më shumë se 250.000 vizita nga mbi 24.000 përdorues, që mesatarisht 6 minuta në faqe. “Financat e Hapura” u finalizua me mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Marketing