Elezi: Me ndihmën e Bankës Botërore, përmirësojmë cilësinë e produkteve bujqësore dhe shërbimet e administrimit të sigurimeve sociale!

Një projekt i modernizimit në sferën e bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro si dhe një projekt i administrimit të sigurimeve sociale në vlerë prej 13.8 milion euro do të zbatohet nën Kornizën katër vjeçare të bashkëpunimit me Bankën Botërore, kështu sqaroi sot gjatë elaborimit të saj para deputetëve zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila sqaroi ligjet të cilat do të mundësojnë realizimin e këtyre projekteve e që janë në procedurë parlamentare.

Marketing

“Projekti i modernizimit në sferën bujqësore do të kontribojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe futjen e standardeve në prodhimin bujqësor, duke rritur kështu vlerën dhe konkurrencën e produkteve bujqësore edhe në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur një sistem për asgjësimin e sigurtë të nënprodukteve të kafshëve, ngritja e kapaciteteve institucionale për planifikim, monitorim dhe vlerësim të bazuar në prova, do të forcohet dhe institucionalizohen edhe kapaciteteve për përdorim më të mirë të fondeve europiane dhe të krijohet një sistem për menaxhimin e tokës bujqësore në pronësi të shtetit”, kështu tha para deputetëve zëvendësministrja Elezi.

Projekti sipas saj do të implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndërkohë që shuma totale e projektit është 50 milion euro si një grant i BE-së.

“Projekti i Administrimit të Sigurimeve Sociale do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të administrimit të sigurimeve sociale duke krijuar një regjistër të vetëm të përqendruar të sigurimeve sociale dhe promovimin e modernizimin e proceseve të biznesit të Fondit pensional dhe invalidorë, me qëllim sigurimin e shtyllës së parë për të shërbyer në mënyrë më efikase dhe efektive”, theksoi kështu Elezi, duke elaboruar Ligjin për Borxhin e RMV me një huamarrje tek BB në bazë të një Marrëveshje për financimin e sigurimeve sociale, derisa projekti do të implementohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, tha mes tjerave para deputetëve zëvendësministrja Elezi.

Elezi: Me ndihmën e Bankës Botërore do të përmirësojmë cilësinë e produkteve bujqësore dhe shërbimet e administrimit të…

Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Mercredi 15 janvier 2020

Marketing