Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi, u drejtua sot në konferencën rajonale mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, që mbahet më 22-23 maj 2018 në Shkup, organizuar nga UN Woman.

Si Zëvendës ministër i financave, por para së gjithash si grua, jam e lumtur që mund të them se Qeveria i përkushton vëmendje të madhe përfaqësimit të femrave në të gjitha sferat. Në Qeveri numër i madh i femrave ushtrojnë funksione të rëndësishme. Por, jemi të vetëdijshëm se papunësia tek femrat ende është shumë e lartë. Norma e papunësisë tek femrat po ulet mirëpo përsëri nuk është me intensitetin e mjaftueshëm dh këtu duhet të ndërmerren masa të rëndësishme – tha Elezi.

Megjithatë, një problem më i madh, siç është theksuar, është veprimtaria e popullatës femërore dhe pabarazia midis popullsisë mashkullore dhe femërore.

Në buxhetin për vitin 2018, rreth 2.2 miliardë denarë janë ndarë për realizimin e programeve për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet, theksoi Zëvendës ministrja Elezi.

Më shumë mjete janë ndarë për programën e cila realizohet përmes Ministrisë së bujqësisë qëllimi i së cilës është rritja e përqindjes të shfrytëzimit nga programa e përgjithshme për zhvillimin rural nga ana e bartësit e fermave bujqësore të cilat janë femra. Zëvendës ministrja përmendi poashtu programën e cila implementohet përmes Ministrisë së mbrojtjes përmes së cilës pritet përafrimi dhe afrimi në profesionin ushtarak deri tek numër më i madh i gjimnazisteve, si dhe krijimin e kushteve adekuate për qëndrimin e kadetëve dhe kadeteve.

Në lidhje me pagat, studimet tregojnë së edhe më tej ekziston hendek/hapësirë prej 17 % mes pagave të meshkujve dhe femrave në ekonomi.

Megjithatë me rritjen e pagës minimale pritet zvoglim i lehtë i hendekut duke patur parasysh se në sektorët me paga më të ulëta punësimi i femrave është më i madh. Të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistikë tregojnë se ka një rritje të konsiderueshme të pagave tek veprimtaritë me intenzitet të lartë të punës. Pagat në prodhimtarinë e tekstilit nga janari deri në mars të këtij viti në karahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shënën rritje prej 21 %, në veshje 14,4 %, ndërsa në prodhimtarinë e lëkurës 16,7 %.

Elezi theksoi se lufta me stereotipet në arsim është e nevojshme që të përmirësohet qasja e femrave deri tek profesionet tek të cilat ato nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara. Programet Qeveritare duhet ta promovojnë sipërmarrësinë e femrave.
Zëvendës ministrja Elezi informoi se përmes tvining projektit për përforcimin e planifikimit të buxhetimit afatmesëm në bashkëpunim me UN WOMEN dhe MTSP është bërë analizë e aktiviteteve të vazhdueshme të ministrive dhe mundësive për avancimin e mëtejshëm të buxhetimit gjinor të përgjegjshëm.

Në konferencë fjalim të tyre kishin edhe Mila Carovska, ministër i punës dhe politikës sociale, Sibil Suter Tejada, ambasador i Zvicrës, Louiza Vinton ambassadore e Kombeve Te Bashkuara ne RM, Nikola Bertolini, udhëheqës për bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Mishel Ribota, zëvendës drejtor rajonal i UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore.