Elezi merr pjesë në punëtorinë e UNDP-së: Përmes investimit në zhvillimin rajonal deri në përmirësimin e jetës në komuna!

Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi mori pjesë në punëtorinë për krijimin e një indeksi të zhvillimit të komunave, e organizuar si pjesë e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në Komuna për implementimin e projekteve”. Punëtoria është organizua nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.

Marketing

Në këtë ngjarje është theksuar se janë bërë dokumente strategjike nga ana e Ministrisë për vetqeverisje lokale për zhvillim rajonal për dhjestë vitet e ardhëshme.

Ministria e Financave, përmes projekteve por edhe ndarjes së buxhetit, gjithashtu mbështet zhvillimin rajonal, si dhe përmirësimin e shërbimeve komunale. Për shembull, përmes Projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale – MSIP, i zbatuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, investon në projekte kapitale që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të gjitha komunat.

Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Mercredi 14 août 2019

Marketing