Elezi: Miratohen programet e-plane dhe e-ankesa për furnizime publike më transparente

Planet e institucioneve për furnizime publike, nga ky vit do të publikohen në sistemin elektronik për furnizime publike. Gjithashtu, do të mund të parashtrohen edhe ankesa elektronike. Më këto të reja të sistemit të cilat janë paraparë me Ligjin e ri për furnizime publike, do të rritet transparenca dhe do të thjeshtësohen procedurat për furnizime publike – theksoi Shirete Elezi, zëvendësministre për financa.

Marketing

Këtë vit, theks i veçantë do të vendoset në funksionalitetet e reja të sistemit elektronik për furnizime publike sipas ligjit të ri. Një pjesë e tyre jane dhe modulet e reja e-plane dhe e-ankesa. Gjithashtu, do të implementohet edhe arkivi elektronik për procedura, me çka do të sigurohet ruajtja e të dhënave në sistem në formë elektronike të sigurtë.

Në mes tjerave përditësime dhe përmirësime, ofertuesve gjatë periudhës së ankesës do t’ju mundësohet qasje në dokumentacionin e plotë nga procedura në të cilën kanë marrë pjesë. Me këtë, dukshëm do të rritet mirëbesimi në procesin e ankesës.

Vitin e kaluar është përgatitur Ligji i ri për Furnizime Publike, i cili përmirëson ndjeshëm sistemin e furnizimit publik në vend dhe e harmonizon me direktivat evropiane.

Ligji do të sigurojë shpenzime racionale të parave të shtetit, konkurrencë të lirë dhe të ndershme dhe transparencë në furnizime publike. Ligji parashikon futjen e tenderit me përfitim më të madh ekonomik, si kriter të vetëm për lidhjen e kontratave. Kjo do të anashkalojë të metat që dilnin nga kriteri i çmimit më të ulët, si cilësia e ulët ose kostoja e riparimeve, gjë që i kushton shtetit shumë më shumë.

Ligji i ri përmban zgjedhje të cilat do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të cilët marrin pjesë në kryerjen e Kontratave për furnizime publike si dhe të nënkontraktorëve. Gjithashtu, do të sillen dispozita lidhur me përfshirjen e aspekteve sociale në procedurat e furnizimit publik, përkatësisht, kontrata tërezervuara për të inkurajuar rritjen e gjithëpërfshirjes dhe punësimin e grupeve të pafavorizuara shoqërore.

Ligji është në procedurë parlamentare dhe zbatimi i tij pritet të fillojë nga prilli i këtij viti.

Marketing