Elezi në takim me drejtorin e Revizionit shtetërorë, Acevski

Zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka pritur në një takim pune drejtorin e Revizionit shtetërorë, Maksim Acevski.

Marketing

Në këtë takim është diskutuar mbi rëndësinë e Entit shtetërorë për revizion, rolin dhe përforcimin e kapaciteteve të këtij institucioni, rritjen e efikasitetit të auditimeve të shpenzimeve të mjeteve publike nga institucionet shtetërore.

Gjithashtu në këtë takim zëvendësministrja Elezi është interesuar edhe mbi rolin e Entit shtetërorë për auditim që ndikon shumë në përmirësimin dhe vazhdimin e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë, mirëmenaxhimin financiarë të financave publike, fondeve të ndryshme financiare, përmirësimin e shërbimeve dhe përdorimin e tyre si dhe luftën me abuzimin, shpërdorimin dhe keqmenaxhimin e tyre.

Zëvendësministrja Elezi gjithashtu është shprehur e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes të dy institucioneve në sfera të ndryshme por duke pasur pikënisje menaxhimin e mirë financiarë dhe shfrytëzimin racional të parasë së qytetarëve si dhe është zotuar se si institucion financiarë do të jetë në shërbim të Entit shtetërorë për revizion si trup i pavarur institicional në realizimin e punës së tyre meqë roli i tyre është pikërisht monotorimi i punës së institucioneve shtetërore në sferën financiare.

Marketing