Në vjeshtë 100 milion euro kredi të lira nga Banka Europiane për Investime, do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Ministria e financave ka përgatitur një Ligj për garancion, i cili do të gjendet sot në seancë qeveritare, pas së cilës do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sapo Kuvendi ta miratojë ligjin, do të nënshkruhet marrëveshje midis Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Maqedonase për mbështetje të zhvillimit, si dhe Ministrisë së financave në cilësinë e një garantuesi të kredisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes, 100 milionë euro do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thotë zv/ministrja e Financave, Shirete Elezi

Përndryshe, Banka e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit do ta vendos këtë linjë kredie nëpërmjet bankave tregtare, si ndërmjetës për përdoruesit e fundit. Kjo do të sigurojë kapital të freskët për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të mbështesë projekte të reja, punësime të reja, të rrisë likuiditetin në ekonomi dhe të rrisë eksportet.-theksoi Shiret Elezi zëvendësministër i financave.