Elezi nga Dibra: Më 21 prill të bëjmë dallimin në Dibër, të shkojmë drejtë NATO-s dhe BE-së

Në Dibër, në takimin e forumit të gruas dhe kandidatit për kryetar të komunës së Dibrës, zv.ministrja e financave Shiret Elezi është paraqitur para të pranishmëve duke potencuar pozicionin e gruas në shoqëri, komunën, aspiratat dhe ambiciet e popullit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Europian si dhe për zgjedhjen e presidentit.

Marketing

“Bashkimi Demokratik për Integrim, nga fillimi i dha rol të rëndësishëm gruas, duke i dhënë pjesëmarrje të barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë. Shembull më i mirë në këtë drejtim është politika që ka ndjekur Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ne sot kemi kryetar komune një femër, kemi pasur dhe kemi ministre, deputete. drejtoresha në drejtori qendrore dhe lokale, në kuvendin e forumit të gruas të dielën kryetari Ali Ahmeti potencoi rritjen dhe avancimin e përqindjes deri në 30-40% në pjesën e ekzekutivit. Komunat e Maqedonisësë Veriut dhe sot ajo e Dibrës janë dhe do të mbeten aksionere dhe partnere në cdo hap të punës me qytetarët ky është vizioni që instaloj Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë këtyre viteve, komunat janë një vend ku problemet e individit janë edhe problemet e komunitetit.

Ku sfidat e individit janë edhe sfidat e komunitetit, ku individi kontribuon për të mirën e përbashkët dhe komuniteti kontribuon për të siguruar një jetë më të mirë cdo individi. Decentralizimi është qendra e jetës politike dhe administrative të Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit. Komunat sot kanë më shumë pushtet se më parë në marrjen e vendimeve dhe buxheteve dhe menaxhimit.

Komunat sot kanë fuqi vendimarrëse lidhur me zhvillimin ekonomik lokal, mbrojtjen mjedisore te zhvillimit dhe natyres, planifikimin urban, sport, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe arsimit. Kanditura e z. Hekuran Duka është përzgjedhja më e mirë dhe e duhura për qytetarët e Dibrës”, kështu është shprehur në fjalimin e saj në qytetin e Dibrës, zv.ministrja Elezi.

Mes tjerave Elezi potencoi edhe rolin e anëtarësimit të vendit në Aleancën më të fuqishme ushtarake si NATO dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Bashkimi Evropian paraqet modelin më të suksesshëm të integrimeve që është arritur në shoqërinë moderne. Me realizimin e idesë fisnike për bashkëpunim të ngushtë ekonomik, Bashkimi Evropian arriti të integroje ekonominë, të ketë monedhë të përbashkët, institucione të përbashkëta dhe politike të përbashkët në shumë lëmi, t’i heqë kufijtë që mbetën relikte të së kaluarës, të mundësojë qarkullim të lirë të njerëzve, mallit dhe kapitalit, të instaloje idenë e përkatësisë së përbashkët evropiane dhe ardhmërisë së përbashkët të qytetarëve të saj.

Anëtarësimi në NATO dhe në bashkimin Evropian do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet për Maqedoninë, si parakushte për nxitjen e investimeve. E këto të fundit do të krijojnë vende të reja punë, perspektiva të reja zhvillimore, pra rritje të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka qenë dhe mbetet orientim strategjik i Maqedonisë, për të krijuar një stabilitet politik dhe institucional, standard më të lartë të jetesës si dhe perspektiva më të mira ekonomike. Orientimi i Maqedonisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian është orientim i drejtë dhe opsioni më i qëndrueshëm, duke dhene dhe krahasime me vendet qe me heret u kyqen ne aleancat integruese”, tha më tej Elezi.

Duke përfunduar me përkrahjen e konceptit të konsensualitetit të liderit Ali Ahmedi, ajo shtoi se:
Koncepti i konsensualitetit është koncept fitues që e vazhdon rrugën drejtë anëtarësimit të plot në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Prandaj me 21 prill të radhitemi pas vendimit të liderit tonë Ali Ahmeti që jo vetëm e ndryshoj tërësisht Maqedoninë, por konform idesë së tij do ta ndryshojmë edhe aspektin ekonomikë, kulturorë, zhvillimor në të gjitha sferat.

Me 21 prill të përgjigjemi pozitivisht vendimit të udhëheqësit tonë që ka mundësuar të kemi një jetë më të mirë, një infrastrukturë më të mirë dhe shumë të mira tjera që janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve në vendin tone. Më 21 prill nuk votohet për Stevo Pendarovskin, votohet për Bashkimin Europian,votohet për NATO, votohet të vendosen standarde të mirëfillta. Unë jam më se e bindur që më 21 prill qytetarët e Dibres do të dinë të bëjnë dallimin.

Ata do të votojnë për vizionin dhe qëllimin drejtë NATO-s dhe pro Bashkimit Europian dhe kryetarit z. Hekuran Duka që bashkë me një program me projekte do të përmirësojë dhe më shumë standardin e qytetarëve të Dibrës”, përfundoi kështu në fjalimin e saj para femrave dibrane zv.ministrja Shiret Elezi.

Marketing