Elezi paralajmëron përforcim të kontrollit të brendshëm financiarë

Zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga ana e PEMPAL – Bashkësia për praktikë të brendshme të revizionit (IACOP) takim i organizuar për grupin e punës në periudhën prej datës 8 prill deri më 11 prill në Shkup.

Marketing

Ky takim ishte financuar nga Banka Botërore ndërkohë që Ministria e financave ishte koo-organizatorë dhe nikoqir i këtij takimi. Në këtë takim pjesëmarrës ishin rreth 70 përfaqësues nga 20 vende të ndryshme të botës.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka miratuar dokumentin “Politika për kontrollë të brendshëm financiarë në sektorin publik”, që prezanton kështu strategjinë e mëtutjeshme të zhvillimit të sistemit të brendshëm të kontrollit në sektorin publik në vend në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021. Ne jemi vendi i parë në rajon që ka përpunuar një strategji të tillë. Me këtë kemi definuar edhe kornizën bashkëkohore, efikase dhe sistemin efikas të menaxhimit të financave dhe kontrollit të revizionit të brendshëm, koordinimin qendrorë dhe harmonizimin si dhe inspektimin financiarë në sektorin publik”, kështu ka deklaruar mes tjerave zv.ministrja Elezi.

“PIFC është koncept i krijuar nga Komisioni Europian në koordinim për të ndihmuar shtetet tjera për të reformuar sistemin e kontrollit financiarë publik. Ky koncept është bazuar në standardet ndërkombëtarë të kontrolleve të brendshme dhe aludon në standardet dhe praktikat më të mira europiane. Sistemi i kontrollit te brendshëm financiarë duhet të implementohet në përpikshmëri nga institucionet publike të cilat menaxhojnë me riskun financiarë dhe përgjegjës për shpenzimin e mjeteve të buxhetit dhe fondeve tjera në formë të rregullt në baze ligjore, etike, ekonomike dhe efektive”, sqaroi kështu në fund Elezi.

Marketing