Republika e Maqedonisë i përcjell standardet ndërkombëtare dhe trendet për parandalim të evazionit fiskal dhe shmangies së pagesës së tatimit, theksoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi në konferencën e titulluar “Përmirësim i bashkëpunimit ndërkombëtar: Luftë kundër evazionit tatimor”, e cila mbahet në Tbilisi, Gjeorgji.

Zëvendësministrja, siç kumtoi Ministria e Financave, theksoi se Maqedonia deri në fund të vitit 2019 do t’i implementojë standardet BEPS (Base Erosion and Profit Shifting).

“Këto standarde i përkasin zvogëlimit të mundësive për evitim të pagesës për evitim të pagesës së tatimit përmes përcjelljes së profitit në të ashtuquajturat parajsa tatimore. Maqedonia bashkëpunon edhe me Forumin global për transparencë dhe shkëmbim të informacioneve”, tha Elezi.

Ajoi shtoi se si kornizë juridike dhe bazë për parandalim të evazionit fiskal, Republika e Maqedonisë i shfrytëzon edhe marrëveshjet për evitim të tatimit të dyfishtë, sikur të cilat Maqedonia ka lidhur me 48 vende.

Në konferencën e nivelit të lartë, marrin pjesë edhe ministri i Financave i Gjeorgjisë, Ivane Makavarfiani, guvernatori i Bankës Qendrore të Gjeorgjisë, Koba Gvenetaxhe, drejtori i Qendrës për politika tatimore pranë OECD Paskal San – Aman dhe zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Elton Haxhi.

Në forum marri pjesë 20 vende me mbi 60 pjesëmarrës, përfaqësues të Ministrisë së Financave, bankave popullore, drejtorë të drejtorive për të ardhura publike, përfaqësues të Komisionit Evropian, të Bankës Botërore dhe OECD.