Elezi: Përforcimi i mbështetjes nga Banka Botërore për projektet në vend

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore së shpejti do të miratojë Kornizën e partneritetit 2019-2023 me të cilën Republikës së Maqedonisë së Veriut do i vendosen në dispozicion 420 milion dollar, ndërkohë që këto mjete janë të destinuara për projekte në sferën e infrastrukturës, përmirësimin e klimës ekonomike dhe investimin në kapitalin njerëzorë.

Marketing

`Ne presim që muajin e ardhëshëm Banka Botërore në bordin e saj të miratojë strategjinë për bashkëpunim me vendin tonë RMV për periudhën në vazhdim ku do të sigurohen 420 milion dollar me të cilat do të financohen ndërtimi i rrugëve lokale por edhe në mënyra të ndryshme do të intervenohet në përmirësimin e kapitalit njerëzorë në vendin tonë, me këtë do të sigurohet përmirësimi edhe i standardit jetësorë të qytetarëve. Në kuadër të këtyre projekteve bën pjesë edhe Projekti për lehtësimin e tregëtisë dhe transportit për Ballkanin Perendimor në vlerë prej 26 milion euro, gjithashtu edhe projekti për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në vlerë prej 70 milion euro, janë miratuar mjete edhe në linjë të plotë kreditore për ndërmarjet e vogla dhe të mesme në vlerë prej 100 milion euro, bordi e ka miratuar edhe trashën prej 15 milion euro dhe e njejta duhet që të tërhiqet gjatë këtij muaji, me BBI është dikutuar edhe për financimin e pjesës së tretë të hekurudhës në Koridorin e VIII, ndërkohë që është diskutuar edhe për 50 milion euro për projektin e ndërtimit të disa ujësjellësve dhe kanalizimeve, strategjia e përfshinë edhe Projektin për reforma në bujqësi për zhvillimin dhe distribuimin e qendrave blerëse si dhe projekti për përkrahje të reformave në zhvillim të arsimit dhe shëndetësisë si dhe projektet për reformën pensionale`, kështu sqaroi gjithë këto investime zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Marketing