Elezi: Përkrahja për kredi të lira nga Banka EIB për mbështetjen e bizneseve

Me 15 milionë euro kredi të lira nga Banka Evropiane e Investimeve – EIB, do të mbështeten investimet e 39 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat fillimisht do të hapin rreth 160 vende pune. Kjo kompleton këstin e parë prej 100 milion euro nga BEI për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes Bankës Maqedonase për zhvillim ku Projektet e aplikuara nga bizneset gjatë javës do të dërgohen në EIB.
Mbi 90% e projekteve në këstin e parë janë investime afatgjata. Shumica e investimeve janë bërë në objektet e biznesit, pajisjet dhe mjetet e transportit dhe më pak në kapitalin punues.

Marketing

Kreditë e lirë nga BEI për NVM-të arrinë në 100 milionë euro janë destinuar për realizimin e projekteve të reja, vende të reja pune, rritjen e likuiditetit dhe rritjen e eksporteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me këtë, por edhe përmes masave aktive për punësim dhe masave për mbështetjen e ndërmarrjeve, mbështetet sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, pasi ato përfaqësojnë mbi 99% të numrit total të ndërmarrjeve në. Marrin pjesë në krijimin e një produkti të brendshëm bruto me mbi 55% dhe në krijimin e vendeve të punës me 75%. Qeveria përmes kësaj linje-kredie si dhe shumë masa të tjera që kërkojnë për të siguruar qasje në kapital për këto ndërmarje, potencoi kështu zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing